Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka aksidentuar një 14-vjeçare teksa drejtonte një motomjet pa leje drejtimi dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në fshatin Shalës. 18-vjeçari me inicialet A. N., banues në Belsh, dyshohet se duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar të miturën dhe është larguar.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e drejtuesit të motomjetit. 18-vjeçari është identifikuar, kapur dhe arrestuar.
14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)