Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari në Cërrik
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Belsh, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me një motomjet që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në fshatin Shalës. I riu, shtetasi me inicialet A. N., dyshohet se humbi kontrollin e motomjetit dhe përplasi 14-vjeçaren, duke u larguar më pas nga vendi i aksidentit.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë nisën menjëherë veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e drejtuesit të motomjetit. Brenda një kohe të shkurtër, 18-vjeçari u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua.
14-vjeçarja u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
Pamje nga pallati ku banonte 70-vjeçarja e cila u grabit dhe u abuzua nga një 43-vjeçar në Vlorë
Tonelata peshqish kanë ngordhur në Lushnjë, rezervuari u zbraz për rikonstruksionin e portës
- 16:50 Ambasada e SHBA: Ambasadori Wendt merr detyrën në Shqipëri. Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
- 16:43 Maqedonia e Veriut: Kemi shkatërruar një grup të lidhur me organizatën terroriste IS-in
- 16:33 Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova që shiste të dhëna të vjedhura
- 16:33 Vendimi i Kushtetueses për Shabanin, reagon Bardhi: Dënoj shtrembërimin e fakteve dhe provave
- 16:24 Pamje nga pallati ku banonte 70-vjeçarja e cila u grabit dhe u abuzua nga një 43-vjeçar në Vlorë
- 16:22 39 kg kokainë zëvendësohen me miell brenda gjykatës, nis hetimi për manipulimin e provave