web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Pranga të riut në Cërrik

29 Shtator 2026, 16:53, Kronika CNA

Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Pranga të riut

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18-vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit.

Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA 





Lajmet e fundit nga