Këlliçi: Rama ka frikë se mund të vihet nën akuzë, llogari për dëmet ndaj Shqipërisë
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me daljet më të fundit publike të kryeministrit Edi Rama.
Këlliçi shkruan në një postim në “Facebook” se Rama nuk del prej kohësh para gazetarëve, duke hedhur akuza se kryeministri po u shmanget disa të vërtetave dhe pyetjeve që do ta vinin direkt nën akuzë.
Demokrati shprehet se Rama prej javësh nuk jep asnjë sqarim, nuk bën transparencë edhe pse po ndodhin skandale nga më të rëndat dhe afera që e përfshijnë atë vetë.
Sipas Këlliçit, nuk është e largët dita që Rama do të japë llogari për të gjitha këto dëme që i ka bërë Shqipërisë.
“Ndryshon studioja, jo mashtruesi
Edi Rama prej kohësh nuk del para gazetarëve shqiptarë duke shmangur pyetjet që do ta vinin direkt nën akuzë, siç janë ato për Ron Yeffet, apo për Vlora Hysenin. Ai prej javësh nuk jep asnjë sqarim, nuk bën transparencë edhe pse kemi të bëjmë me skandale nga më të rëndat dhe afera që përfshijnë atë vetë.
Ashtu si herën e fundit kur edhe pse lajmëroi një komunikim, pasi doli në dritë se shefja e tij e Shërbimit Sekret kishte ndihmuar një të kërkuar nga drejtësia dhe i kishte dhënë atij materiale të klasifikuara shtetërore, Edi Rama e shmangu ballafaqimin dhe shpërndau një monolog.
Në një intervistë sot për Euroneës në Bruksel, edhe pse në një studio dhe vend tjetër, sërish mashtroi dhe nuk tha të vërtetën lidhur me protestën. Moderatorja insistoi tek arsyet pse njerëzit janë ngritur në bulevard prej më shumë se 120 ditësh, por Edi Rama e quaji atë një lëvizje ideologjike.
Pra i dha notat e një mospajtimi ideor me qeverinë.
Në të vërtetë, protesta dhe revolta e njerëzve zien nga skandalet korruptive e kriminale të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Nuk është në shqetësimin e qytetarëve taksimi i ulët, apo qasja mjedisore. Eshtë vjedhja e taksave të qytetarëve dhe vjedhja e pasurive e tokave dhe bregdetit, madje edhe vjedhja e zonave të mbrojtura.
Do të ishte shumë mirë për Shqipërinë që të kishim një debat, një protestë, apo një përplasje ideologjike.
Por kjo nuk ka si të ndodhë me një qeveri që është në fakt një organizatë kriminale dhe ku gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryeministrit janë nën akuza të rënda.
Nuk është vendi për dallime ideologjike kur Kryeministri mbron korrupsionin me vota në Kuvend dhe pengon drejtësinë duke ruajtur imunitetin dhe pandëshkueshmërinë.
S’ka si të ketë diferenca ideologjike kur sapo arrestohet një koordinator i Edi Ramës për krimin, shfaqet një tjetër për punët e pisëta, që del se e ka përfshirë Shqipërinë në trafik ndërkombëtar armësh.
Këto janë të vërtetat e vendit tonë sot, që Edi Rama i shmang.
Eshtë kjo arsyeja që ai zgjedh një studio në Bruksel që shkon me pyetje deri tek protesta, por edhe aty gënjen.
Por nuk është e largët dita që do të japë llogari për të gjitha këto dëme që i ka bërë Shqipërisë”,-shkruan Këlliçi./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbajti dje një fjalim në A...
Gazetari Çim Peka ka ndarë sot një mesazh drejtuar ish-zëv...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Euronews ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë ditën e sotme në S...
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i fuar në...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi sot ska...
Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Politikani Dashamir Shehi u shpreh sot lidhur me zhvillime...
Gazetari Basir Çollaku komentoi reagimin e kryeministrit E...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot mbledhjen e Këshilli...
Siguria e nxënësve në shkolla ka qenë në fokus të vizitës ...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ndau sot këndvështrimin e t...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputetja demokrate Ina Zhupa hodhi akuza të drejtpërdrejt...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri këtë të hënë...
Mazhoranca ka dalë zyrtarisht kundër propozimit të ardhur ...
Këshilli Bashkiak i Belshit ka votuar kundër propozimit pë...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar m...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë s...
Arrestohet një shtetas 31-vjeçar që lëvizte në rrugën “Ndr...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ak...
Policia e Tiranës ka bërë një reagim lidhur me të shtënat ...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...