AKTUALITET /

Shpërthimi në karburantin "ANOIL" në Sarandë/ Prej 3 muajsh i mbyllur, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

Dy punëtorët dyshohet se po përdornin një mjet prerës, troko dhe shkëndijat e krijuara gjatë punës dyshohet se kanë shkaktuar shpërthimin.

Shkruar nga Versus

Shpërthimi në karburantin "ANOIL" në Sarandë/ Prej

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi i fortë i ndodhur në një pikë karburanti në Sarandë, ku dy punëtorë mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa sipas informacioneve, pika e karburantit kishte qenë e mbyllur prej rreth tre muajsh. Punëtorët e mirëmbajtjes po kryenin ndërhyrje në ambientet e karburantit me qëllim rikthimin e tij në funksion.

Në momentin e shpërthimit, dy punëtorët dyshohet se po përdornin një mjet prerës, troko. Shkëndijat e krijuara gjatë punës dyshohet se kanë shkaktuar shpërthimin.

Si pasojë, mbetën të plagosur dy punëtorët, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç. Ky i fundit është transportuar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit./Versus.al

Poll