Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përket aktakuzës së bërë për liderët e UÇK-së.
Përmes një email-i, presidentja e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve të cilët janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, shkruhet në email.

Kujtojmë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi më 16 shtator u dënuan me 81 vite burgim në total, gjykim ky që krijoi pakënaqësi në Kosovë dhe Shqipëri, duke u shoqëruar edhe me protesta të shumta në Prishtinë.
Top Channel