Ancelotti pranon: Vinicius nuk është në formën e tij më të mirë

Ancelotti pranon: Vinicius nuk është në formën e tij më të mirë

16:53, 29/09/2026

Vinicius Junior po kalon një moment jo të mirë, dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti. Sulmuesi i Real Madridit nuk po arrin të shfaqë nivelin e tij të zakonshëm, me më pak driblime, gola dhe ndikim në lojë.

Problemet u vunë re edhe në paraqitjen e tij të fundit me Brazilin, në miqësoren ndaj Australisë. Vinicius e nisi ndeshjen në vështirësi, por arriti të përmirësohej dhe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas ndeshjes, Ancelotti nuk e fshehu situatën, por theksoi se vazhdon të ketë besim të plotë te futbollisti.

“E njoh shumë mirë dhe ai është një lojtar themelor për Brazilin dhe për mua. Nuk është në momentin e tij më të mirë, por edhe kështu mund të bëjë diferencën, siç bëri sot. Nuk e nisi mirë ndeshjen dhe do të jem shumë i duruar me të”, deklaroi trajneri italian.

Edhe vetë Vinicius pranoi se kishte nevojë për rikthimin e besimit pas një periudhe pa shënuar. Goli i fundit i tij me Real Madridin kishte ardhur më 26 gusht, në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, ndërsa prej atëherë kishte kaluar gjashtë ndeshje pa gjetur rrjetën.

Braziliani tregoi gjithashtu se penalltinë ndaj Australisë e mori për të fituar sërish besimin. Sipas tij, Bruno Guimaraes është ekzekutuesi i penalltive kur Raphinha nuk është në fushë, por këtë herë Vinicius e mori përsipër goditjen.

“E dija se kisha nevojë për pak besim. Nuk kisha shënuar në disa ndeshje dhe ishte e rëndësishme të shënoja sërish”, tha Vinicius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco