Rama nuk e fton në takimin me sportistë e trajnerë, reagon Godelli: Doni vetëm njerëz që ju thonë ‘peqe pasha’?

Rama nuk e fton në takimin me sportistë e trajnerë, reagon Godelli: Doni vetëm njerëz që ju thonë ‘peqe pasha’?

14:44, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Peshëngritësi Daniel Godelli ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pasi kreu i qeverisë ka vendosur sërish të mos e ftojë në një takim që do të zhvilloje me trajnerët dhe sportistët.

‘Janë ftuar të gjithë sportistët e Shqipërisë, ndërsa unë jo’. ‘Pse, i nderuar Kryeministër? Sepse nuk doni kritika? Sepse doni vetëm njerëz që ju thonë “peqe pasha”’?

Mesazhi:

Në orën 17:00, kryeministri ka mbledhje me sportistët dhe trajnerët. Si ka mundësi që, për të disatën herë, emri im nuk figuron në listë?

I nderuar Kryeministër,

Prapë po të flas me respekt, jo sepse nuk di të flas ndryshe, por sepse kam respekt për flamurin dhe për vendin tim.

Janë ftuar të gjithë sportistët e Shqipërisë, ndërsa unë jo. Pse, i nderuar Kryeministër? Sepse nuk doni kritika? Sepse doni vetëm njerëz që ju thonë “peqe pasha”?

Epo, po jua them hapur: ata që kanë pasur në dorë të vendosin kë të ftojnë dhe kë jo, kanë bërë mirë që nuk më kanë ftuar. Sepse, edhe pse ju jeni lideri i vendit, po të isha aty, do t’ju thosha vetëm dy fjalë për sportin. Sepse sporti është fusha ime. Do t’ju flisja për milionat që janë hedhur në sport dhe për atë se çfarë përfitimesh ka pasur realisht sporti.

Unë nuk kam kërkuar kurrë favore. Kam kërkuar vetëm respektin dhe atë që më takon për djersën, sakrificat dhe vitet që i kam kushtuar flamurit shqiptar.

Ju kam thënë dhe po jua them përsëri: nuk dorëzohem derisa të marr atë që më takon. Jo sepse nuk kam mundësi të tjera për të jetuar, por sepse kjo është çështje dinjiteti, egoje të një njeriu të drejtë dhe krenarie për atë që kam bërë për vendin tim.

Përshëndeti të gjithë sportistët nga ana ime dhe thuaju: “Ishalla bëheni kampionë bote!”

Daniel Godelli

Të përqafoj, Kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco