29 Shtator 2026, 17:13
Nga E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 29 shtator 2026 në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të formatit Slavkov, që përfshin Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Takimi, i organizuar nga Ministrja federale e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer, u përqendrua në ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në forcimin e bashkëpunimit me vendet kandidate.
Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi duhet të mbetet një proces i besueshëm, i bazuar në merita dhe me përfitime të prekshme për qytetarët në çdo fazë të tij.
Duke folur për prioritetet e Shqipërisë, ai nënvizoi nevojën për një komunikim më të qartë dhe bindës mbi integrimin evropian, që e afron BE-në me qytetarët dhe u shpjegon atyre mundësitë që sjell ky proces. Vëmendje të veçantë i kushtoi brezit të ri, i cili duhet ta ndiejë përkatësinë në familjen evropiane edhe përpara anëtarësimit.
Në këtë drejtim, Ministri theksoi se integrimi gradual duhet të sjellë mundësi dhe përfitime konkrete që përpara anëtarësimit. Ai kërkoi gjithashtu zgjerimin e pjesëmarrjes së vendeve kandidate në punën e institucioneve të BE-së, për t’i përgatitur ato të kontribuojnë në mënyrë efektive që nga dita e parë e anëtarësimit.
Duke iu referuar sfidave të sotme strategjike, Hoxha theksoi se zgjerimi shkon përtej një zgjedhjeje politike.
“Është një imperativ gjeopolitik dhe një investim thelbësor në paqen, sigurinë, stabilitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës”, u shpreh ai.
Ministri ripohoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të përparuar drejt anëtarësimit përmes rezultateve konkrete.
“Ne do të vazhdojmë të sjellim rezultate, të përparojmë mbi bazën e meritave dhe të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt”, tha Ministri Hoxha./Dosja.al
ferit hoxha austri be
Politike
29 Shtator 2026, 16:24
G.M
Endri Shabani
TIRANA- Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkes...
Politike
29 Shtator 2026, 16:20
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e...
Politike
29 Shtator 2026, 16:13
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin ...
Politike
29 Shtator 2026, 15:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryem...
Politike
29 Shtator 2026, 15:44
E.d
Endrit Shabani
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit,&...
Politike
29 Shtator 2026, 14:56
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur çështjen e Kosovës dhe dënimin e ish krerëve të ...
Politike
29 Shtator 2026, 14:50
I.A
Sara Mile
TIRANË- Deputetja socialiste Sara Mila ka bërë një vlerësim të pazakontë për Edi Ramën, duke e cil&e...
Politike
29 Shtator 2026, 14:15
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, duke folur për tubimet kundër qeverisë dhe mbështetjen që ka shprehur këngë...
Politike
29 Shtator 2026, 14:12
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha se fakti që sot në Shqipëri zhvillohen protesta është tregues i ndryshimit...
Politike
29 Shtator 2026, 14:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për investimet në Sazan dhe Zvërnec, tha se Jared Kushner së bashku me kompani...