AKTUALITET /

Përplasi një 14-vjeçare me motor dhe e braktisi në rrugë, arrestohet i riu në Cërrik

14-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Shkruar nga Versus

Përplasi një 14-vjeçare me motor dhe e braktisi në

Një 18-vjeçar ka përfunduar në pranga në Belsh, pasi dyshohet se ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Shalës. Sipas Policisë, i riu A. N., banues në Belsh, po drejtonte një motomjet pa leje drejtimi kur ka përplasur të miturën.

Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por pas veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë mundur ta identifikojnë dhe lokalizojnë, duke bërë më pas edhe arrestimin e tij.

I riu akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

14-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll