POLITIKË /

Ambasadori i ri amerikan nis zyrtarisht detyrën: Fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve!

Përmes një postimi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë e ka cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkruar nga Versus

Ambasadori i ri amerikan nis zyrtarisht detyrën: Fillimi i një

Një kapitull i ri ka nisur në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, me fillimin e detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Erik Wendt.

Në rezidencën zyrtare të ambasadorit është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit amerikan, e realizuar nga Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë e ka cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.f

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në vijim, ambasada thekson se, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, aleancat amerikane janë më të forta kur vendet qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe punojnë për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë./Versus.al

Poll