web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Woltemade nuk është i sigurt te Juventusi, Bayern Munich e ndjek

29 Shtator 2026, 17:27, Sport CNA

Woltemade nuk është i sigurt te Juventusi, Bayern Munich e ndjek

Nick Woltemade iu bashkua Juventusit më pak se 24 orë para përfundimit të merkatos së verës. Sulmuesi gjerman ka zhvilluar deri tani tre paraqitje në kampionat dhe një ndeshje si titullar në Europa League, ku shënoi në fitoren 5-0 ndaj NEC Nijmegen.

Ai është transferuar nga Newcastle në huazim me pagesë, deri në 5 milionë euro nëse aktivizohen të gjitha bonuset, ndërsa paga e tij është 4.4 milionë euro. Marrëveshja nuk përfshin të drejtë blerjeje, ndërsa vlera e përcaktuar për një transferim të mundshëm është 60 milionë euro.

Newcastle e bleu Woltemaden nga Stuttgart në gusht 2025 për 75 milionë euro, një investim rekord për klubin anglez. Ndërkohë, nga Anglia dhe Gjermania kanë qarkulluar raportime se Bayern Munich e konsideron sulmuesin si një alternativë të mundshme për të ardhmen, përfshirë edhe si pasardhësin e Harry Kane.

Deri tani nuk raportohet për kontakte mes palëve për një transferim pas periudhës te Juventusi. Luciano Spalletti kërkon fillimisht që Woltemade të rikthehet në formën optimale dhe të përshtatet me kërkesat taktike të skuadrës.





Lajmet e fundit nga