web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana është më mirë pa Erion Veliajn

29 Shtator 2026, 17:40, Politikë CNA

Tirana është më mirë pa Erion Veliajn

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ndau disa qëndrime pas mbledhjes së zhvilluar këtë të martë.

Duke folur për “Syri Tv”, Teliti u shpreh se Tirana është më mirë pa Erion Veliajn, duke nënkuptuar skemat e fundit të kryebashkiakut të arrestuar të kryeqytetit.

Teliti u shpreh se e vetmja retorikë e Veliajt në pjesëmarrjet e tij në mbledhjet e Këshillit Bashkiak ka qenë ajo e sajesave, shpifjes, denigrimit dhe gjithnjë kundër interesit të qytetarëve.

“Të siguroj që Tirana është më mirë pa Erion Veliajn në zyrë, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Kur vinte në fillimet e këtij këshilli, kur vinte në Këshillin Bashkiak, bënte atë retorikën e shpifur, shpifëse në pjesën dërrmuese të rasteve, duke sajuar gjëra të paqena, pastaj si një frikacak vraponte të hipte në zyrë apo për t’u larguar nga ambientet e bashkisë.

Si gjithmonë, ashtu siç është përdorur që Erion Veliaj është në paraburgim, këshilltarët e majtë janë munduar ta nxjerrin në ajrim Erion Veliajn, për ta sjellë dy-tre orë këtu në Tiranë, që ai të bëjë atë retorikën e vet politike, përsëri shpifëse, denigruese dhe absolutisht jo në interes të qytetarëve”,-tha Teliti.

Veliaj qëndron në qelitë e burgut të Durrësit që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025. Ndaj tij rëndojnë 13 akuza, përfshirë 9 raste korrupsioni, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje apo mbajtje sendesh të paligjshme në qeli./CNA





Lajmet e fundit nga