BOTA /

"Mos u ngatërroni me ne", Netanyahu paralajmëron sulme ndaj Izraelit përpara zgjedhjeve

Deklarata u bë të martën nga Baza Ajrore e Tel Nofit, ku Netanyahu u shpreh se ka shenja që sugjerojnë se “armiqtë” e Izraelit mund të ndërmarrin një sulm para zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

"Mos u ngatërroni me ne", Netanyahu paralajmëron sulme ndaj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se kundërshtarët e Izraelit mund të tentojnë të kryejnë sulme përpara zgjedhjeve të Knessetit, të planifikuara për në tetor.

Deklarata u bë të martën nga Baza Ajrore e Tel Nofit, ku Netanyahu u shpreh se ka shenja që sugjerojnë se “armiqtë” e Izraelit mund të ndërmarrin një sulm para zgjedhjeve.

“Ka shenja që tregojnë se përpara zgjedhjeve, armiqtë tanë do të përpiqen të na sulmojnë”, deklaroi Netanyahu, duke shtuar: “Mos u ngatërroni me ne. Krahu ynë i gjatë do t’ju arrijë kudo dhe në çdo kohë”.

Kryeministri nuk specifikoi se cilat grupe apo shtete kishte parasysh me deklaratën e tij.

Paralelisht, lideri i opozitës Yair Lapid kishte kërkuar një takim urgjent me Netanyahun për të marrë informacion mbi kërcënimin e përmendur. Pas refuzimit fillestar nga Zyra e Kryeministrit, Lapid kërkoi një takim katërpalësh me Netanyahun, drejtorin e Shin Bet, David Zini, si dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zëvendëskryetarin e Gjykatës Supreme, Noam Sohlberg.

Takimi mes Lapid dhe Netanyahut është caktuar për orën 23:30 të së martës. Para tij pritet të mblidhet edhe kabineti i sigurisë./Versus.al

 

 

 

Poll