E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Cërrik/ Aksidentoi 14-vjeçaren me motor dhe u largua, arrestohet 18-vjeçari

 Një 18-vjeçar është arrestuar, pasi aksidentoi me motomjet një 14-vjeçare në Cërrik.

18-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Reklamë

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Shalës, ndërsa e mitura u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit.

Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.