Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi me motomjet të miturën në Cërrik, arrestohet 18-vjeçari! Policia: Drejtonte motorin pa patentë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi me motomjet të miturën në Cërrik, arrestohet
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shalës të Cërrikut, ku një 14-vjeçare është aksidentuar nga një 18-vjeçar, i cili drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Sipas njoftimit të policisë, 18-vjeçari A. N., banues në Belsh, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit.

Ndërsa e mitura është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit. Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese