4 ministra në Kamëz për sigurinë në shkolla, Demo: Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 18:03 | Politikë

4 ministra në Kamëz për sigurinë në shkolla, Demo: Zero

“Siguria në shkolla nuk negociohet”. Këtë mesazh përcolli ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në takimin për Paketën e Sigurisë në Shkolla, zhvilluar në Bashkinë Kamëz, e cila ka rreth 20 mijë nxënës.

Në praninë edhe të ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu dhe ministrit të Bujqësisë Andis Salla, ai theksoi angazhimin e institucioneve për garantimin e një mbrojtjeje të plotë për fëmijët në të gjithë vendin.

“Ne jemi sot katër ministra në takim, që të ofrojmë një mbrojtje dhe siguri të plotë 360 gradë për fëmijët në vendin tonë”, deklaroi Demo.

Sipas Demnos siguria nis brenda ambienteve të shkollës dhe vijon me garantimin e sigurisë në perimetër, cilësinë e ushqimit në institucionet ku ofrohet ky shërbim dhe mirëqenien fizike të nxënësve.

“Ka zero tolerancë për sa i përket akteve apo veprimeve që mund të vënë në rrezik mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha Demo, duke theksuar se objektivi është krijimi i një mjedisi të qetë dhe të sigurt, ku nxënësit të mund të përqendrohen te mësimi dhe të japin maksimumin e tyre.

Sipas ministrit, Paketa e Sigurisë në Shkolla nuk është vetëm një mekanizëm reagimi, por një sistem i bashkërenduar parandalimi, ku komunikimi mes oficerëve të sigurisë, psikologëve, mësuesve, policisë dhe prindërve është thelbësor për identifikimin dhe parandalimin në kohë të çdo fenomeni negativ.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos