web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Endri Shabani i thur lavde “Kushtetueses”: Bëri mirë që rrëzoi kërkesën e PD-së kundër meje

29 Shtator 2026, 17:56, Politikë CNA

 Endri Shabani i thur lavde “Kushtetueses”: Bëri mirë

Avokati i Popullit ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjedhjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Shabani thekson se vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën. Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës. Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes. Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkruan Shabani.

Këtë të martë, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e depozituar nga PD-ja për shqyrtimin e ligjshëmërisë së zgjedhjes së Shabanit në krye të institucionit më 11 dhejtor 2025./CNA

 





Lajmet e fundit nga