
Estonia akuzon Rusinë për akte sabotazhi. Konkretisht për zjarrvënie në ambientet e kompanisë së industrisë së mbrojtjes Milrem Robotics, në Talin, më 14-15 gusht.
Ministri i Jashtëm estonez, thotë se informacionet e shërbimit të sigurisë së vendit tregojnë se zjarri i qëllimshëm ishte urdhëruar nga shërbimet speciale ruse. Vendi anëtar në NATO ka njoftuar se, në përgjigje të incidentit, do të thërrasë të ngarkuarin me punë të Rusisë.
Kremlini i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “të pabazuara, të nxituara dhe që nuk përputhen me realitetin”. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Moska nuk i merr seriozisht këto deklarata dhe paralajmëroi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë për të garantuar interesat kombëtare. (A2 Televizion)