Një produkt që blihet për t’u konsumuar nga qytetarët ka përfunduar në qendër të një denoncimi pasi, sipas qytetarit që i është drejtuar JOQ Albania, një kos frutash është konstatuar me myk.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë produktin në një gjendje që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si kontrollohen produktet ushqimore që përfundojnë në raftet e marketeve.
Dhe pyetja shkon natyrshëm te AKU-ja dhe drejtuesja e saj, Blerina Gjylameti: sa kontrolle kryhen realisht dhe kush mban përgjegjësi kur një produkt ushqimor, që duhet të jetë i sigurt për konsum, gjendet në një gjendje të tillë?
Qytetarët paguajnë për produkte që duhet të jenë të kontrolluara dhe të sigurta, jo për të zbuluar myk pasi i kanë çuar në shtëpi.
Blerina Gjylameti dhe AKU-ja kanë një përgjigje për këtë rast? Sepse kur bëhet fjalë për ushqimet që konsumojnë qytetarët, një kos me myk nuk është thjesht një defekt në raft, por një pyetje që kërkon përgjigje.