E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spahiu: Bullizmi është problem, fëmijët duhet të jenë të mbrojtur në shkolla

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se bullizimi në ambientet e shkollës është një problem shqetësues.

Duke folur në takimin për Paketën e Sigurisë në Shkolla të zhvilluar në bashkinë Kamëz, Spahiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave.

Reklamë

Ministrja u bëri thirrje adoleshentëve të qëndrojnë larg duhanit dhe çdo substance apo sjelljeje të dëmshme për shëndetin.

Spahiu: Unë do flas sot si prind. Bullizmi është një problem sot. Ne duam të garantojmë që fëmija kur hyn në shkollë, ai të jetë i mbrojtur nga shumë gjëra.

Ne na duhet një bashkëpunim shumë i mirë mes gjitha hallkave, prandaj në shkolla sot kemi oficerë, kemi psikologë etj. Nëse identifikohet më herët një problem, zgjidhja është më e lehtë. Shëndeti mendor për nxënësit për ne është shumë i rëndësishëm. Fëmija vetëm duhet të marrë nga shkolla dhe nuk ka borxh për asgjë. Një mesazh kisha për djemtë, që duhet që të qëndrojnë larg veseve, si duhani apo të tjera.

Çdo lëndë e dëmshme për organizmin tuaj duhet të jetë jashtë jush, mendoni për shëndetin, që është gjëja më e shtrenjtë e njeriut. Qëndroni larg gjërave të dëmshme për ju.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.