TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënës të shkollave të mesme në Francë bllokuan të martën qindra institucione arsimore, ndërsa punonjës të sektorit publik zhvilluan grevë në shenjë proteste kundër shkurtimeve të planifikuara të shpenzimeve. Protestat zhvillohen shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe vetëm dy ditë përpara prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2027.
Sipas Ministrisë franceze të Arsimit, më shumë se 330 shkolla të mesme, ose pak më pak se një në 10 në të gjithë vendin, u prekën nga protestat. Nxënësit kanë shprehur shqetësim për klasat e mbipopulluara, mungesën e mësuesve dhe fondet e pamjaftueshme për arsimin.
Në Lille, disa kontenierë mbeturinash u dogjën jashtë një shkolle, ndërsa policia monitoroi një protestë studentore në Saint-Denis, në periferi të Parisit. Sipas mediave franceze, rreth 40 protestues u arrestuan.