Ambasadori amerikan Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në Shqipëri

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 18:18 | Politikë

Ambasadori amerikan Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada e SHBA:

Një kapitull i ri fillon në Shqipëri me marrjen e detyrës së ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Kjo është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë disa foto nga momenti kur trupa e marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare.

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij. Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet tona”, shkruan ambasada amerikane.

Të shtunën ambasadori amerikan Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos