Italia përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku pas 12 vitesh
Italia ka përfunduar tërheqjen e forcave të saj të armatosura nga Iraku, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 12-vjeçare në vend, njoftoi të martën ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Sipas tij, personeli i fundit italian, i cili kishte mbetur për të përfunduar rikuperimin dhe transferimin e pajisjeve logjistike, është kthyer në Itali. Tërheqja u përfundua përpara afatit të 30 shtatorit, të dakorduar me autoritetet irakiane.
Crosetto tha se përfundimi i misionit shënon kalimin në një fazë të re, në të cilën forcat irakiane të sigurisë do të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit.
Gjatë 12 viteve të fundit, mijëra ushtarë italianë kanë shërbyer në Irak, ku kanë marrë pjesë në përpjekjet kundër grupit terrorist ISIS dhe kanë trajnuar forcat e armatosura irakiane, përfshirë forcat e sigurisë në rajonin kurd.
Ndërkohë, Operacioni Inherent Resolve, i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe Misioni i NATO-s në Irak do të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Misioni i NATO-s do të operojë përkohësisht nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të aleancës në Lago Patria, pranë Napolit.
Lavrov: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë
Kalifornia njeh zyrtarisht dy festat islame, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon marrëveshje të re bërthamore SHBA-Rusi
- 18:15 Lavrov: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë
- 18:04 Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, opozita kërkon seancë të posaçme për Reformën Territoriale
- 18:03 Kalifornia njeh zyrtarisht dy festat islame, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin
- 18:00 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon marrëveshje të re bërthamore SHBA-Rusi
- 17:56 Trump nënshkruan një urdhër të ri ekzekutiv: Shërbimet qeveritare do të jenë në një platformë të vetme
- 17:52 Rruga drejt BE-së, Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave