Bota

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshirë nga flakët në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, Berat

Korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se pas njoftimit të marrë, në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës.

Në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar  gjithashtu edhe banorë të zonës, me mjete rrethanore.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, në një sipërfaqe të madhe me ullinj, i favorizuar nga era.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por dëmi konsiderohet të jetë i lartë, pasi zjarri ka marrë shkrirje të madhe dhe dhjetëra pemë ulliri janë përfshirë nga flakët. Edhe pse në disa zona, zjarri është vënë nën kontroll, në zonat e sipërme të zonës kodrinore ai vazhdon ende.