AKTUALITET /

Dyshohet se p*rdhunoi 70-vjeçaren dhe e grabiti në banesë, zbulohet identiteti i fqinjit

Pas denoncimit policia ka nisur kërkimin e autorit që dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. Madje verifikimet po kryhen dhe në Sarandë

Shkruar nga Versus

Dyshohet se p*rdhunoi 70-vjeçaren dhe e grabiti në banesë,

Autori i dyshuar për grabitjen e 70-vjeçares në banesën e saj në fshatin Akërni të Vlorës dhe përdhunimin e saj, është 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën.

Policia ka zbardhur ngjarjen ku mësohet se autori pasi ka trokitur në derën e saj dhe ajo e ka hapur, e ka goditur sëpatë në kokë ku si pasojë e moshuara ka mbetur pa ndjenja.

43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën ku ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty por veprimet e mëtejshme e kanë bërë rastin edhe më dramatik.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit policia ka nisur kërkimin e autorit që dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike. Madje verifikimet po kryhen dhe në Sarandë./Versus.al

 

Poll