Vinicius zëvendësohet nga një sozi? Teoria e çuditshme që po çmend rrjetin: Ylli i Realit është zhdukur në mënyrë të papritur pas Botërorit
Manchester City është shpallur zyrtarisht fajtor për shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League. Vendimi është marrë nga një komision i pavarur, pas një hetimi që ka zgjatur prej vitesh.
Komisioni i pavarur ka deklaruar Manchester Cityn fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rregullave financiare të Premier League gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh, ndërsa klubi është gjetur fajtor edhe për shumicën e akuzave që lidhen me mungesën e bashkëpunimit gjatë hetimit.
Në vendimin e tij, komisioni arrin në përfundimin se Manchester City ka fshehur gjendjen reale të financave të klubit nga audituesit dhe organet rregullatore.
Sipas përfundimeve të publikuara, klubi anglez dyshohet se ka fryrë artificialisht të ardhurat me më shumë se 900 milionë paund, shifër që në euro kalon 1 miliard euro.
Vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm në çështjen që ka vënë prej kohësh Manchester Cityn përballë Premier League.
Megjithatë, për momentin nuk është vendosur ende ndonjë dënim ndaj klubit. Manchester City ka afat deri më 2 tetor për të paraqitur apel ndaj vendimit të komisionit të pavarur.
Në këtë fazë, mbetet për t’u parë se çfarë mase ndëshkuese mund të merret ndaj klubit nëse vendimi përfundimtar mbetet në fuqi.
Top Channel