Berisha takon përfaqësuesit e Kosovës në Strasburg: Fokusi te zgjedhjet në Kosovë dhe korrupsioni e shpopullimi në Shqipëri

18:23, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.

Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

Pas takimit ne nje prononcim per gazetaret Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria. “Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur lideri demokrat, duke e renditur këtë deklaratë mes qëndrimeve të tij për zhvillimet e fundit politike në vend.

Takimi është pjese e turit në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco