E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në në Strasburg , ka takuar nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.

Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

Reklamë

Gjatë takimit, Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria. “Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur lideri demokrat, duke e renditur këtë deklaratë mes qëndrimeve të tij për zhvillimet e fundit politike në vend.

Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.