Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së

29 Shtator 2026 | 18:59

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës, propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Për Hashim Thaçin, motivacioni lidhet me kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik të saj dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Në motivacion përmendet edhe lidhja e veçantë me Tiranën dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Kadri Veselin, vendimi vlerëson kontributin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Jakup Krasniqin, motivacioni lidhet me kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Në të theksohet gjithashtu lidhja e hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Ndërsa për Rexhep Selimin, motivacioni vlerëson kontributin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe lidhjen e veçantë me Tiranën, e cila, sipas motivacionit, në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Funerali i Mladiçit, rritet presioni brenda PPE-së për të përjashtuar partinë SNS të Vuçiçit

Brenda Partisë Popullore Evropiane po rritet zhgënjimi për Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiç, me ligjvënës të lartë që i kërkojnë presidencës së partisë...
18:49 | 29/09/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së, takimi zhvillohet sot në “Vilën e Kuqe”

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në një takim që pritet të zhvillohet në orën 14:00, në...
12:32 | 28/09/2026

Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut....
20:40 | 27/09/2026