Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sylvester Stallone për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj të dua

    Ambasadori Wendt nis detyrën në Tiranë, ngrihet flamuri amerikan në rezidencën zyrtare

    Shpërthim i fuqishëm në Zvicër/ Katër të plagosur, njëri dërgohet me helikopter në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sylvester Stallone për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj të dua
    Lajmet e fundit

    Sylvester Stallone për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj të dua

    September 29, 2026

    Sylvester Stallone ka folur me shumë emocion për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin, duke pranuar se gjatë marrëdhënies së tyre ka bërë gabime dhe se ende po mëson si të ndërtojë marrëdhënie.

    Gjatë një interviste në emisionin “CBS Sunday Morning”, aktori iu përgjigj një pyetjeje se cilën ngjarje nga jeta e tij do të dëshironte ta përsëriste ose ta ndryshonte. Stallone e cilësoi pyetjen si të vështirë, përpara se të fliste për bashkëshorten e tij.

    Çifti është njohur rastësisht në një restorant dhe u martua në vitin 1997.

    “Do të doja ta kisha martuar gruan time rreth tetë vjet më parë. U solla si një idiot i plotë, duke i zvarritur gjërat. Ende po mësoj për marrëdhëniet, jam shumë i keq në këtë. Më vjen keq”, tha Stallone.

    I pyetur nëse kjo mund të lidhej me mungesën e dashurisë gjatë fëmijërisë së tij, aktori tha se kjo ishte e mundur, duke shtuar se shumë njerëz përballen me probleme të ngjashme.

    “Ka shumë njerëz që kanë këto probleme, por nuk është faji juaj. Varet thjesht se si zhvilloheni. Duhet të kaloni jetën me këto probleme, ato nuk zhduken”, u shpreh ai.

    Stallone tha se marrëdhënia me Flavin e ka ndihmuar të kuptojë më mirë mënyrën se si duhet të dashurojë.

    “Është një zakon, të mësosh të duash është një zakon i mrekullueshëm. Me gruan time, më në fund ia doli mbanë. Na u deshën rreth 60 vjet, por ia dolëm”, tha aktori.

    Stallone dhe Jennifer Flavin kanë tre vajza, Sophia, Sistine dhe Scarlet. Martesa e tyre kaloi një periudhë të vështirë në gusht të vitit 2022, kur Flavin kërkoi divorc dhe e akuzoi Stallonen për shpërdorim të qëllimshëm të pasurive të tyre.

    Megjithatë, çifti u pajtua pak kohë më vonë. Pas ribashkimit, Stallone ka pranuar se kishte vendosur punën përpara familjes dhe e kishte konsideruar këtë një gabim të madh, duke theksuar se nuk dëshironte ta përsëriste më.

    Sylvester Stallone
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sylvester Stallone për martesën 29-vjeçare me Jennifer Flavin: Ende po mësoj të dua

    September 29, 2026

    Ambasadori Wendt nis detyrën në Tiranë, ngrihet flamuri amerikan në rezidencën zyrtare

    September 29, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Zvicër/ Katër të plagosur, njëri dërgohet me helikopter në spital

    September 29, 2026

    Rusia proteston ndaj NATO-s për stërvitjet pranë Kaliningradit: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin

    September 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.