Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Ajo është krenare për protestën”, Rama flet për qëndrimin e Dua Lipës: E dua shumë, por ajo nuk është Papa

Shkruar nga Newsbomb
“Ajo është krenare për protestën”, Rama flet
Dua Lipa

Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin e Euronews për protestën kundër projektit në Zvërnec për Turizmin, duke iu referuar edhe qëndrimit të këngëtares shqiptare Dua Lipa. Ai u shpreh se e respekton qëndrimin e saj , duke theksuar se “ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.”

Rama theksoi se protestat dhe përplasjet kanë ndryshuar, duke i krahasuar me ato para 10 vitesh, ku sipas tij, protestuesit në bulevard vriteshin  çdo natë.   

Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.

Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese