Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për mënyrën se si identifikohen rastet e korrupsionit në Shqipëri, duke e krahasuar situatën me vendet e Bashkimit Evropian.
Neza tha se në vendet e BE-së, rastet e korrupsionit identifikohen përmes administratës, zyrave të kontrollit dhe auditit brenda institucioneve, përpara se dokumentacioni i dyshuar t’u përcillet institucioneve ligjzbatuese.
Gazetari deklaroi se dosjet e korrupsionit që kanë përfshirë administratën e lartë shtetërore dhe kanë përfunduar në SPAK janë bërë publike ose janë zbuluar kryesisht nga media dhe opozita.
Neza e cilësoi këtë situatë si tregues të asaj që ai e përshkroi si një ‘skeme’ dhe ‘kovalencë të jashtëzakonshme’ brenda institucioneve shtetërore, që sipas tij shtrihet nga nivelet e ulëta deri te nivelet më të larta të administratës.
‘Edhe një veçori tjetër e rasteve të gjetura të korrupsionit në vendet e Bashkimit Europian në raport me rastet e korrupsionit të identifikuara në Shqipëri.
Në vendet e Bashkimit Europian, por edhe në institucionet e Bashkimit Europian, këto raste korrupsioni identifikohen përmes administratës, përmes zyrave të kontrollit, të auditit, brenda këtyre institucioneve dhe më pas dokumentacioni i dyshuar për korrupsion shkon në institucionet ligjzbatuese.
Kurse në Shqipëri nuk funksionon asnjë prej këtyre zyrave të cilat kanë mundësi të parandalojnë korrupsionin, po kanë mundësi edhe të alertojnë korrupsionin kur kjo ndodh.
Të gjitha dosjet e korrupsionit në SPAK për administratën e lartë shtetërore kanë dalë, ose janë prodhuar, ose janë zbuluar o nga media, o nga opozita, por asnjëherë nga institucionet e brendshme.
Dhe kjo na mbush mendjen ne se brenda institucioneve shtetërore të Shqipërisë, është një skemë, është një kovalencë e jashtëzakonshme, nga zyra në zyrë, të cilat furnizojnë korrupsionin që nga nivelet e ulëta deri në nivelet më të larta.
E nëse vazhdohet kështu, Sonila, për sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama, brenda 3-4 vitesh nuk do të mbetet ministër pa shkuar në burg, se deri tani nuk ka ngel ministër pa shkuar në SPAK. Edhe këta që janë do vazhdojnë të shkojnë në SPAK, një pjesë e tyre do të gjenden në penalitete.
Dhe nëse nuk ndryshon kryeministri, e gjithë lufta që bëhet kundër korrupsionit përmes institucioneve ligjzbatuese, apo përmes institucioneve të tjera jashtë strukturave shtetërore siç janë media apo opozita, është pothuajse një luftë e humbur për sa kohë personi i cili e komandon, ose e ka projektuar dhe ndërkohë e implementon, e zbaton këtë, vazhdon të drejtojë.’, tha Sami Neza në SYRI TV.
© SYRI.net
‘Qeveri e krimit’/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 122-të
Gazeta gjermane: Protestat kundër Ramës nuk ndalen as në Gjermani, kjo është lëvizja më e madhe antiqeveritare
Shpopullimi masiv/ Berisha në KE: Eshtë jetik një qëndrim ndërkombëtar kundër narko-shtetit shqiptar për të shpëtuar kombin tonë