Partizani-Tirana më 11 tetor në ‘Air Albania’, dalin çmimet e biletave për derbin e kryeqytetit

Partizani-Tirana më 11 tetor në ‘Air Albania’, dalin çmimet e biletave për derbin e kryeqytetit

18:34, 29/09/2026

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet më 11 tetor, në stadiumin “Air Albania”. Sfida e shumëpritur do të nisë në orën 18:30, ndërsa tashmë janë bërë publike edhe çmimet e biletave.

Partizani, që ka organizimin e ndeshjes, ka njoftuar se biletat do të jenë të disponueshme në kategori të ndryshme, me çmime që nisin nga 500 lekë dhe shkojnë deri në 5000 lekë për sektorin VIP GOLD.

Në tribunat qendrore, bileta për sektorin VIP GOLD W104 kushton 5000 lekë, ndërsa sektorët W102, W103, W105 dhe W106 kushtojnë 4000 lekë. Për sektorët W101 dhe W107, çmimi është 3000 lekë.

Në tribunën përballë, sektorët E104, E105 dhe E106 kanë një çmim prej 1500 lekësh, ndërsa pjesa tjetër e sektorëve kushton 1000 lekë.

Çmimet më të ulëta janë vendosur për tribunat pas porte, ku biletat kushtojnë 500 lekë.

Për tifozerinë e Tiranës janë rezervuar sektorët W105, W106 dhe W107, si dhe disa sektorë në tribunat S dhe V, konkretisht S101-S205 dhe V101-V202.

Derbi Partizani-Tirana pritet të sjellë edhe një herë atmosferën karakteristike të përballjes më të rëndësishme të futbollit shqiptar, me dy tifozeritë që do të jenë në qendër të vëmendjes në “Air Albania”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco