Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen "Qytetarë Nderi" të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen "Qytetarë
Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen "Qytetarë Nderi" të Tiranës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me votim unanim, pas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, për të nderuar katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.

Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nderohen për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës. Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:

Hashim Thaçi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kadri Veseli

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Rexhep Selimi

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese