Sot shënohet dita e 122-të e protestës, me qytetarët që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët janë nisur nga Sheshi “Skënderbej” dhe po marshojnë në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet që tubimi të vijojë përpara Kryeministrisë.
Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa protestuesit mbajnë flamuj dhe pankarta në duar.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Qeveri e krimit’” dhe thirrje të tjera janë dëgjuar nga turma gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, priten fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve pjesëmarrës në protestën e 122-të.
Protesta vijon prej 122 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vazhdojnë tubimet dhe marshimet në ditët në vijim.
© SYRI.net
VIDEO/ Neza: Në Shqipëri korrupsioni zbulohet nga media dhe opozita, jo nga institucionet e kontrollit
Gazeta gjermane: Protestat kundër Ramës nuk ndalen as në Gjermani, kjo është lëvizja më e madhe antiqeveritare
Shpopullimi masiv/ Berisha në KE: Eshtë jetik një qëndrim ndërkombëtar kundër narko-shtetit shqiptar për të shpëtuar kombin tonë