Zbulohen emrat e gjyqtarëve në Apel për rastin e ish-krerët të UÇK-së
Tre gjyqtarë janë caktuar në Panelin e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
KosovaPress ka mësuar se gjyqtarët janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Përmes një e-maili, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se Presidentja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ka caktuar një Panel të Apelit për të vendosur lidhur me kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimeve të apelit, si dhe për të gjitha parashtresat e palëve që lidhen me një njoftim apeli lidhur me Aktgjykimin e Gjykimit në këtë rast.
“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, përfundon e-maili.
Aktgjykimi i shkallës së parë për ish-krerët e UÇK-së është shpallur më 16 shtator, ku shqiptoi dënimin prej 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së
Berisha në Strasburg: Apeli t’i shqyrtojë objektivisht dënimet e ish-drejtuesve të UÇK-së
Identifikohen përmes ADN-së edhe dy viktima të luftës në Kosovë
- 19:20 Manchester City zyrtarisht fajtor, si funksionoi “mekanizmi i fshehur” prej 1 miliard eurosh me kontrata virtuale
- 19:15 Greqia i kthen eshtrat e Car Samuilit Bullgarisë pas më shumë se 1000 vjetësh
- 19:08 Hansi Flick shpallet trajneri i muajit në La Liga
- 19:04 Operacioni “Spastrimi”, arrestime në nivelet e larta në Hungari
- 18:59 Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së
- 18:56 BE plan me pesë pika për të forcuar kufijtë e jashtëm