Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku tha se gjatë qëndrimit të tij ka paraqitur zhvillimet politike në Shqipëri dhe Serbi.
Berisha u ndal te situata në Serbi, duke deklaruar se figura e Ratko Mlladiçit po përdoret në fushatën elektorale në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
“Paraqita zhvillimet dramatike në Shqipëri, por edhe në Serbi. Denoncova faktin se fantazma e kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiç, po bën fushatë elektorale për Aleksandar Vuçiç dhe kjo është fyerje e rëndë për mbarë njerëzimin”, u shpreh Berisha.
Më tej, kreu i PD-së tha se në takimet e tij është fokusuar te situata politike në Shqipëri dhe te ato që ai i cilësoi si pasoja të qeverisjes së Edi Ramës.
“Sot u ndala te pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit që Rama ndërtoi në Shqipëri mbi kombin shqiptar, një rrezik i paparë në historinë e vendit. Paraqita fakte e dëshmi që tregojnë se narkoshteti shqiptar është më klasik se çdo narkoshtet tjetër”, deklaroi ai.
Berisha tha se përpjekjet e tij do të vijojnë për të paraqitur jashtë vendit atë që ai e konsideron realitetin politik të Shqipërisë.
Në videomesazhin e tij, kreu i opozitës foli edhe për diasporën, duke deklaruar se Partia Demokratike ka një projekt për integrimin e saj në fusha të ndryshme, si dhe për rikthimin e shqiptarëve të diasporës në vend.
“Vazhdojmë përpjekjet për të paraqitur realitetin e Shqipërisë siç është. Për diasporën kemi projekt të qartë, si për integrimin në të gjitha fushat, por dhe rikthimin e saj në Shqipëri”, tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Shtator19:27
“Socialistëve po u ‘lëviz dheu nën këmbë’”/ Aktivisti thirrje SPAK: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut!
Aktivisti Edison Lika ka folur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të rezistencës, duke dekl...
POLITIKE
29 Shtator19:07
‘Rama në dosjet e drogës në Belgjikë’/ Bushkolaj: Barrierë për integrimin nuk janë çështjet e mjedisit, por drejtësia
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, deklaroi se problemet që mund të pengojn...
POLITIKE
29 Shtator19:04
Gazeta gjermane: Protestat kundër Ramës nuk ndalen as në Gjermani, kjo është lëvizja më e madhe antiqeveritare
Nga Fabian Hartmann, FRANKFURTER RUNDSCHAU
Që nga fundi i majit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo mbrëmje mblidhen...
POLITIKE
29 Shtator19:02
“Arrestoni Ramën”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë.
Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Sh...
POLITIKE
29 Shtator18:58
122 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Sot shënohet dita e 122 e protestës qytetare.
Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m...
POLITIKE
29 Shtator18:40
Dita Kombëtare e Trashëgimisë/ Ina Zhupa: Do ta vazhdoj betejën kundër koncesioneve të pasurisë kulturore
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhup...
POLITIKE
29 Shtator18:32
Skandali me SHISH! Zv.ministri i Jashtëm polak: Korrupsioni pengon rrugën drejt anëtarësimit në BE
Rasti i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, u trajtu...
POLITIKE
29 Shtator18:18
Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës ...
POLITIKE
29 Shtator18:03
'Kush po e drejton Bashkinë?', Teliti: Këshilltarët socialistë duan Veliajn në Këshill, jo qytetarët e Tiranës
Në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, d...