Shqipëria zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, teksa përballë do të ketë San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravales.
Pas fitores në sfidën hapëse ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë synojnë të marrin një tjetër trepikësh për të vijuar me ritëm pozitiv në grup.
Trajneri Rolando Maran ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. Ramadani dhe Pilo, të ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen e kaluar, nuk janë pjesë e 11-shes, ndërsa vendin e tyre e kanë marrë Shehu dhe Mitaj.
Ndryshime ka edhe në repartin ofensiv. Mehmeti dhe Uzuni janë zgjedhur për të nisur ndeshjen, duke lënë në stol Hoxhën dhe Seferin.
Surpriza më e madhe vjen në mbrojtje, ku debutuesi Sina është nga minuta e parë. Hysaj e nis sfidën nga stoli. Edhe portieri veteran Berisha nuk është titullar, pasi Maran i ka besuar Sherrit.
FORMACIONET ZYRTARE
SAN MARINO: Kolombo, Benvenuti, Rosi, Çevoli, Xhokondi, Xh. Kapikioni, Mularoni, L. Kapikioni, Lazari, Parikoti, Nani.
Trajner: Roberto Çevoli
SHQIPËRIA: Sherri, Sina, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Mehmeti, Muçi, Uzuni, Manaj.
Trajner: Rolando Maran

© SYRI.net
Manchester City në telashe serioze, shpallet fajtor për kontrata fiktive dhe manipulim të llogarive
Mbappe shmang operacionin, Real Madridi kishte frikë për një dëmtim serioz
Partizani-Tirana më 11 tetor në ‘Air Albania’, dalin çmimet e biletave për derbin e kryeqytetitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: