Një zjarr ka rënë sot në kodrat me ullishte në Gorishovë të njësisë administrative Cakran, Fier.Flakët e favorizuar nga era u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor.

Një pjesë e zjarrit është vendsur nën kontroll. Zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe fatmirësisht nuk ka rrezik.

Ndërkohë policia ka shoqëruar një person në polici. Sipas bluve Pajtim Muçaj, 78 vjeç  dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij dhe, si pasojë e erës, zjarri është përhapur më tej në zonë.

Vetëm një ditë më parë një zjarr masiv ra në kodrat e Kreshpanit, duke shkrumbuar rreth 2000 rrënjë ullinj dhe djegur një sipërfaqe të kondiderueshme me bimësi.

"Në fshatin Gorishovë, Fier, shtetasi P. M., 78 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij dhe, si pasojë e erës, zjarri është përhapur, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë me ullinj shekullorë.

Forcat e Zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë punën për shuarjen e flakëve. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. M. në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.