Top Channel/ Siguria në shkolla bashkon 4 ministra, prezantohet paketa kombëtare
29/09/2026 19:57

Siguria, shëndeti, mirëqenia dhe ushqimi i fëmijëve në shkolla do të trajtohen përmes një qasjeje të përbashkët të disa institucioneve shtetërore. Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla u prezantua këtë të martë në Kamëz, gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe prindër. Në prezantimin e paketës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Nisma parashikon një ndarje të qartë të përgjegjësive mes katër ministrive. Policia e Shtetit do të fokusohet te mbrojtja dhe siguria e fëmijëve, ndërsa Ministria e Arsimit do të ketë në fokus mjedisin shkollor dhe mirëqenien e nxënësve. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë do të merret me aspektet që lidhen me shëndetin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të ketë përgjegjësi për sigurinë ushqimore. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vuri theksin te bashkëpunimi mes oficerëve të sigurisë, psikologëve, punonjësve socialë dhe strukturave të tjera që veprojnë në shkolla. Sipas saj, qëllimi është që problemet që mund të ndikojnë te siguria apo mirëqenia e nxënësve të evidentohen sa më herët dhe të trajtohen përmes një sistemi të koordinuar. Kumbaro bëri me dije gjithashtu se kamerat inteligjente janë instaluar tashmë në rreth 20 shkolla në Kamëz dhe Tiranë, ndërsa në shkollat e tjera vijon të funksionojë sistemi ekzistues i kamerave. Ministrja e cilësoi bashkërendimin mes institucioneve si një element të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në ambientet shkollore dhe për t’u dhënë më shumë siguri prindërve. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit do të ketë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë rreth ambienteve shkollore. “Zero tolerancë” do të jetë qasja ndaj veprimeve që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, tha Demo, duke e cilësuar këtë çështje si një prej prioriteteve kryesore të Policisë. Sipas tij, synimi i paketës është që fëmijët të kenë një mbrojtje të plotë, jo vetëm brenda ambienteve të shkollës, por edhe në hapësirat përreth saj. Një tjetër element i paketës është forcimi i komunikimit mes oficerëve të sigurisë, mësuesve, psikologëve, punonjësve socialë, policisë dhe prindërve. Përmes këtij bashkëpunimi synohet identifikimi në kohë i situatave apo fenomeneve që mund të ndikojnë negativisht te siguria, shëndeti dhe mirëqenia e nxënësve.

Top Channel/ Siguria në shkolla bashkon 4 ministra, prezantohet paketa kombëtare
29/09 19:57
Top Channel/ Rregulla të reja në shkolla, masa kundër bullizmit dhe ekstremizmit
29/09 19:55
Top Channel/ Debati në këshillin bashkiak për praninë e Veliajt, përplasje mes PS e PD
29/09 19:49
Top Channel/ Ambasadori i SHBA nis detyrën, Wendt nesër takim me ministrin e jashtëm Hoxha
29/09 19:46
Top Channel/ Agasi mohon takimin me Hysenin, avokati i tij sfidon SPAK
29/09 19:44
Top Channel/ Rama mesazh Dua Lipës nga Brukseli: Sazani e Zvërneci do bëhen!
29/09 19:43
Top Channel/ Berisha takon përfaqësuesit e Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik…
29/09 18:45
Top Channel/ Siguria në shkolla/Katër ministri prezantojnë në Kamëz masat për mbrojtjen e fëmijëve
29/09 18:26
Top Channel/ Siguria në shkolla/ Ministri Alla në Kamëz: Të kemi një perimetër të sigurt në çdo…
29/09 18:17
Top Channel/ ‘Mos ju nënshtroni gjërave që ju dëmtojnë’,Spahiu:Mendoni për shëndetin, angazhohuni…
29/09 18:08
Top Channel/ Paketa e Sigurisë në shkolla, Kumbaro në Kamëz: Komunikimi mes nesh ndihmon…
29/09 18:07
Top Channel/ Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, kjo vija e kuqe që policia ka vendosur
29/09 17:58
Top News-Investigimi i Fiksit për Ballukun/Bardhi:Provoi që drejton MIE, SPAK të veprojë urgjentisht
29/09 16:48
Top News – ‘Kush e emëroi dhe pse?’/ PD kërkesë zyrtare Ramës dhe Begajt për ish-shefen e SHISH
29/09 16:28
Top Channel/ Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Fuqizim i mësuesve ndihmës dhe…
29/09 16:27
Top News- Vlora Hyseni kërkon të lirohet nga arresti shtëpiak, i drejtohet Apelit të GJKKO
29/09 15:45
Top News- GJKKO “kyç” dyert, shtyhet seanca për Veliajn, Beqajn dhe dhjetëra të tjera nga bojkoti
29/09 15:43
Top Channel/ Sherr mes fqinjëve në Sovjan, plagoset për bagëtitë 56-vjeçari
29/09 15:39
Top Channel/ Shkollat, mungesa nga virozat. Shiroka: Raste të dyshuara me COVID
29/09 15:33
Top Channel/ Shpërthim në pikë karburanti. Shkëndijat e mjetit prerës ndezën avujt në depozitë
29/09 15:30