Në rënie të lirë! Popullariteti, Macron humbet 7 pikë në sondazhe

29 Shtator 2026 | 20:06

Treguesi i popullaritetit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kryeministrit të tij Sebastien Lecornu është në rënie të lirë, sipas një sondazhi të publikuar nga mediat lokale.

Sipas studimit, kreu i shtetit ka regjistruar një rënie me 7 pikë krahasuar me fundin e qershorit, duke arritur rekordin më të ulët, me vetëm 18 për qind të francezëve që e konsideron një president të mirë.

Gjithmonë sipas anketës, e kryer përpara fjalimit të së enjtes të Macron lidhur me çmimet e shtrenjta të karburanteve, 75 për qind e të intervistuarve e vlerëson të pamjaftueshme zgjatjen nga qeveria të ndihmave për automobilistët në vështirësi.

Gjithashtu, 62 për qind mendon se ekzekutivi duhet të ofrojë burime më të mëdha për të ndihmuar kategorinë në fjalë, pavarësisht alarmit mbi buxhetin e Francës.

Edhe kryeministri Lecornu ka regjistruar një rënie të ndjeshme, me 8 pikë, me vetëm 24 për qind që e konsideron një zyrtar pozitiv.

Mes personaliteteve të shumta të angazhuara në fushatën presidenciale të 2027-s, dyshja Marine Le Pen-Jordan Bardella mbetet në krye të klasifikimit të preferencave, me 35 për qind që deklaron se i mbështet, ose ka simpati për ta.

Megjithatë, të dy liderët e ekstremit të djathtë kanë regjistruar gjithashtu një rënie, përkatësisht me 4 dhe 5 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Greqia i kthen eshtrat e Car Samuilit Bullgarisë pas më shumë se 1000 vjetësh

Greqia do t’i dorëzojë Bullgarisë eshtrat e perandorit Samuil, i cili sundoi nga viti 997 deri në vitin 1014, u konfirmua sot pasi informacioni u...
19:15 | 29/09/2026

Operacioni “Spastrimi”, arrestime në nivelet e larta në Hungari

Prokurorët hungarezë arrestuan të hënën dy ish-ministra nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi parlamenti ua hoqi imunitetin. Arrestimi i Miklós Seszták dhe Balázs...
19:04 | 29/09/2026

BE plan me pesë pika për të forcuar kufijtë e jashtëm

Komisioni Evropian paraqiti një plan të ri me pesë pika për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur “ardhjeve të papritura dhe masive të parregullta”, me...
18:56 | 29/09/2026