“Lahuta Smart”, nga tradita te teknologjia, lahuta merr një dimension të ri

29 Shtator 2026 | 20:05

Lahuta, një nga simbolet e identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti “Lahuta Smart” synon ta sjellë këtë instrument tradicional në një format bashkëkohor, duke ndërthurur elementet e trashëguara ndër breza me teknologjinë dhe inovacionin.

Përgjegjësja e Muzeut Historik të Shkodrës, Majlinda Laçaj, shpjegon se projekti është konceptuar në mënyrë të tillë që të ruajë tiparet kombëtare të lahutës dhe të mos cenojë autenticitetin e saj.

“Sonte patëm mundësi të dëgjojmë një tingull paksa ndryshe apo shumë ndryshe, kjo është në mënyrën tuaj sesi ju e keni perceptuar, kaluar nga kreshnikët tek kubeti, nga kujtesa historike e Prek Calit tek kënga e nuses, nga repertori tradicional tek vallja. E në fakt nuk janë vetëm pjesë muzikore. Janë një dëshmi se tradita mund të ruajë identitetin e saj e njëkohësisht të hapë rrugë të reja përmes teknologjisë dhe inovacionit”, thotë Majlinda Laçaj.

Nisma, sipas Laçajt, lindi edhe si një reagim ndaj shqetësimit të artistëve të Shkodrës për rrezikun e zbehjes së elementeve tradicionale dhe kombëtare të këtij instrumenti.

“Kur i kam hyrë këtij bashkëpunimi me skuadrën time, kur i kena hyrë këtij rrugëtimi, kena hulumtu shumë dhe jena përballë me shumë raste të tilla të ngjashme, që instrumentistët ishin të detyruar me ba punë të tjera të dyta për të mbajt familjen, e kjo na nxiti edhe ma shumë që t’i shërbejmë kësaj plejade, që t’i shërbejmë edhe kësaj tradite që mos ta lëmë, jo vetëm mos ta lëmë në harresë. Vërtetë lahuta është regjistru në UNESCO, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme për ne, por nuk mbetet vetëm aty. Problemi më i rëndësishëm që UNESCO kërkon është që ky instrument, por dhe shumë elemente të tjera të trashëgimisë kulturore, të vihen në dispozicion të komunitetit dhe rinisë. Të gjenden forma që komuniteti t’i bajnë të gjalla, t’i përqafojnë, por dhe të vazhdojnë transmetimin ma tej”, thotë ajo.

“Lahuta Smart” synon të krijojë një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes. Qëllimi është ruajtja e autenticitetit, identitetit dhe karakterit të lahutës, ndërsa teknologjia i jep mundësi të reja përdorimit të saj dhe krijimtarisë muzikore.

Një instrument i rrënjosur në traditë, që përmes “Lahuta Smart” synon të ruajë identitetin e tij dhe njëkohësisht të gjejë forma të reja për t’u përcjellë te brezat e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vunoi shpallet zyrtarisht “Qendër Historike”, qeveria miraton zonën e mbrojtur

Këshilli i Ministrave ka shpallur zyrtarisht fshatin Vuno si pasuri kulturore të paluajtshme me statusin “Qendër Historike”. Vendimi, i miratuar në mbledhjen e qeverisë të...
16:22 | 25/09/2026

“Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Humori rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” dhe këtë herë vjen me “Shkodra ka plot dashuri”. Premiera u shoqërua me një sallë të mbushur plot...
17:17 | 24/09/2026

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

Gërmimet arkeologjike në fshatin Qesarat të Bashkisë Memaliaj kanë nxjerrë në dritë një tjetër mozaik të periudhës së antikitetit, duke përforcuar zbulimet e viteve të...
13:40 | 23/09/2026