Rusia zgjeron ushtrinë. Dekreti i radhës i Putin, 15.500 trupa shtesë

29 Shtator 2026 | 20:08

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e përmasave të ushtrisë me 15 mijë e 500 trupa, për herë të katërt që nga fillimi i vitit.

“Fuqia e forcave të armatosura ruse duhet të arrijë në 2 milionë e 441 mijë njësi, përfshirë 1 milion e 550 mijë e 500 personel ushtarak”, thotë dekreti.

Më herët Putin nënshkroi dekrete të tilla në mars, qershor dhe korrik, duke bërë që përmes tyre ushtria ruse të rritej me 47 mijë e 860 ushtarë.

Lideri rus nuk ka përmendur një arsye për vendimin e tij, por ai vjen në një kohë kur flitet për rritjen e humbjeve të trupave që po luftojnë në Ukrainë.

Këtë vit, avancimi i trupave të Kremlinit në fushën e betejës është ngadalësuar, pasi përdorimi i gjerë i dronëve e ka bërë lëvizjen e shpejtë të njësive ushtarake thuajse të pamundur.

Gjithashtu, në javët e fundit ka pasur raportime që sugjerojnë një avancim të trupave ukrainase në disa pika të vijës së frontit.

Herën e fundit që Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ishte në shtator të 2022-shit, pas një seri dështimesh në fushën e betejës. Dekreti i atëhershëm është ende në fuqi.

Në gusht, shërbimet sekrete ukrainase raportuan se Moska kishte në plan të thërriste nën armë deri në 300 mijë persona këtë vit, për t’i angazhuar në frontin e luftës, si dhe të njëjtin numër sërish vitin e ardhshëm.

Një numër analistësh, që citojnë të dhëna mbi masat përgatitore të autoriteteve ruse, parashikojnë një valë të re mobilizimi këtë vjeshtë, menjëherë pasi të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Lajmi ka shkaktuar frikë në radhët e rusëve të zakonshëm për dërgimin me forcë në vijën e frontit, si dhe frikë për rritjen e emigracionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm

Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karburanteve. Megjithatë, kalimi përmes ngushticës së Hormuzit mbetet...
20:08 | 29/09/2026

Manchester City shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare në Premier League

Një Komision i Pavarur ka shpallur Manchester City-n fajtor për shkelje të rregullave financiare të Premier League gjatë periudhës 2009-2018. Sipas vendimit, klubi ka përdorur...
18:30 | 29/09/2026

Italia përfundon tërheqjen ushtarake nga Iraku pas 12 vitesh

Italia ka përfunduar tërheqjen e forcave të saj të armatosura nga Iraku, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 12-vjeçare në vend, njoftoi të martën...
18:19 | 29/09/2026