Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ “Ping-pong” deklaratash nga Kushtetuesja dhe PD
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin ...
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin ...

Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin e kërkesës së PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka ngjallur reagime të forta mes palëve.
Pas një qëndrimi fillestar të Partisë Demokratike dhe më tej një reagim nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani, palët duhet se janë përplasur sërish, duke nënvizuar elementët ligjorë dhe kushtetues.
Në deklaratën më të fundit të Gjykatës Kushtetuese theksohet se para se të dalin në përfundime, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar.
"Pas njoftimit të publikuar sot për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Gjykata u njoh me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, sipas të cilit ajo ka “shtrembëruar faktet e provat” e çështjes, duke vënë në dyshim besimin publik te vetë Gjykata. Njoftimet për shtyp shërbejnë për transparencën e vendimmarrjes dhe për informimin e orientimin e publikut deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të arsyetuar. Për këtë arsye, hartohen në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, pa paraqitur hollësisht faktet. Ato përgatiten nga strukturat ndihmëse të Gjykatës, siç veprohet edhe në gjykata të tjera simotra dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (https://hudoc.echr.coe.int/eng-press?). Lidhur me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, Gjykata sqaron se togfjalëshi “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” i referohet afatit fundor pararendës që vetë komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. Si në çdo rast tjetër, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar. Nëse kanë pretendime për saktësinë e fakteve të paraqitura në të, mund të përdorin mjetet ligjore në dispozicion",-thuhet në deklaratë.
Kaq ka mjaftuar që PD t’i rikthehet çështjes dhe nëpërmjet një qëndrimi tjetër të publikuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, demokratët e kanë cilësuar si një reagim qesharak.
“Jeni thjesht qesharakë!
Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj!
Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.
Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende.
Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë.
Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit.
E njëjta gjë vlen edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk është Gjykata e Ulësiut, por Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Momenti juridik përcaktohet nga ligji, jo nga vullneti i askujt tjetër.
Kur faktet dhe dokumentet nuk përputhen me narrativën që dëshironi të ndërtoni, nuk mund të ndryshohen faktet. Aq më pak mund të manipulohet kuptimi i tyre.
Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjykate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar”,-shprehet Bardhi.
Endrit Shabani, u zgjodh në detyrë më datë 11 dhjetor 2025, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita./CNA
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Part...
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të ...
Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka kërkuar heqjen e...
Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për informacion dre...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Policia bashkiake dhe inspektorët e IMT-së kanë mbërritur ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur d...
Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i Fond...
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bash...
Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun...
Ergys Agasi ishte një personazh jo i panjohur në qarqet po...
Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së incene...
Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paeksp...
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të k...
Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së ...
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditi...
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa zhvillohej debati me Sekretari...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë s...
Arrestohet një shtetas 31-vjeçar që lëvizte në rrugën “Ndr...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ak...
Policia e Tiranës ka bërë një reagim lidhur me të shtënat ...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Fabrika e birrës Wolters në qytetin verior gjerman të Brau...
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut thanë të martën se e ka...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...