“Kjo është zyra ime”, Pjetër Lala, 25 vite duke pikturuar portrete në rrugët e Tiranës

29 Shtator 2026 | 20:25

Mbi 15 mijë portrete dhe rreth 25 vite me penelin në dorë. Pjetër Lala e ka kthyer rrugën në vendin e tij të punës, duke pikturuar prej vitesh portrete në rrugët e Tiranës.

“Kjo është zyra ime, këtu e kam zyrën”, thotë Pjetri, duke treguar cepin e rrugës ku prej vitesh punon. Edhe pse ka një studio të vogël, ai thotë se e ka të vështirë të punojë vetëm brenda katër mureve, pasi frymëzimin e gjen te njerëzit që ka përballë.

Njerëzit e kanë pagëzuar “piktori i rrugës”, një emër që e shoqëron prej vitesh. Ka punuar në shi, me çadër, madje edhe në ditët kur kushtet atmosferike nuk e kanë favorizuar. Për të, kjo është puna që ka bërë gjithë jetën.

Por çfarë e bën një punë që përsëritet çdo ditë të mos kthehet në monotoni? Për Pjetrin, përgjigjja është te njerëzit. Ai thotë se nuk vizaton thjesht një fytyrë, por karaktere të ndryshme.

Një portret i realizuar nga një fotografi mund të kërkojë rreth tre orë punë, ndërsa kur personi është përballë tij, mund të përfundojë për rreth 30 minuta.

Madje ka pasur raste kur një portret ka kërkuar shumë më tepër kohë. Në Durrës, Pjetri ka punuar 18 orë rresht, portret pas portreti, ndërsa ushqimin ia sillnin aty ku po punonte.

Gjatë viteve, kërkesat kanë qenë nga më të ndryshmet. Ndër portretet më të veçanta që ka realizuar është edhe ekografia e një fëmije të palindur. Ka bërë edhe portrete nudo, ndërsa në Prishtinë ka realizuar një portret live për një shqiptar, për 100 euro.

Një tjetër kërkesë e veçantë ka qenë portreti i Jezu Krishtit.

Për Pjetër Lalën, rruga nuk është thjesht vendi ku ushtron profesionin. Është studioja e tij prej rreth 25 vitesh, aty ku çdo fytyrë e re i jep një arsye tjetër për të marrë penelin në dorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm

Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karburanteve. Megjithatë, kalimi përmes ngushticës së Hormuzit mbetet...
20:08 | 29/09/2026

“Lahuta Smart”, nga tradita te teknologjia, lahuta merr një dimension të ri

Lahuta, një nga simbolet e identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, po hyn në një fazë të re zhvillimi. Projekti “Lahuta Smart” synon ta sjellë këtë...
20:05 | 29/09/2026

Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës, propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen...
18:59 | 29/09/2026