Foto: Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të martë, padinë e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla me ironi ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit, teksa thekson se Komsioni i Ligjeve dhe Kuvendi ka vepruar tërësisht konform Kushtetutës.

“Një falenderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komsioni i Ligjeve dhe Kuvendi ka vepruar tërësisht konform Kushtetutës dha sot verdiktin Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim”, shkroi Balla


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e Shabanit si Avokat Populli, Kushtetuesja rrëzon PD: Procesi i rregullt, tërheqja e firmave s’e bllokonte votimin! Bardhi përplaset me Gjykatën: Manipuluat faktet