• Kontakt
Tuesday, September 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPP përmbys fituesin, Shëndelli mashtroi me letrat në tenderin 2.2 mln euro të ujësjellësit

20:32 : 29/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Komisioni i Prokurimit Publik ka goditur vendimmarrjen e Ujësjellësit të Pogradecit, duke shfuqizuar vendimin që shpallte fitues operatorin ekonomik “Shendelli” SHPK në tenderin me vlerë mbi 202 milionë lekë ose rreth 2.2 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Urakë-Kotodesh-Katjel të Prrenjasit.

KPP urdhëroi Ujësjellësin të kryejë rivlerësimin e procedurës së prokurimit dhe të skualifikojë menjëherë kompaninë “Shendelli” SHPK, për shkak të dështimit në përmbushjen e kritereve të veçanta teknike.

Ky vendim shpall automatikisht fitues bashkimin e kompanive Balili Konstruksion, Avduli dhe Apis Construction dhe ekspozon automatikisht kompaninë Shëndelli në rrezikun e përjashtimit nga tenderat.

Denoncimi i “Balili Konstruksion”

Procedura e tenderit, e zhvilluar më 22 qershor 2026, kishte shpallur fillimisht fitues paraprak shoqërinë “Shendelli” SHPK, e cila kishte ofruar çmimin 195.3 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit.

Lexo edhe:

Zjarri i madh në Pogradec, flakët drejt masivit me pisha

Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Ky vendim u ankimua zyrtarisht nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Balili Konstruksion” shpk, “Apis Construction” shpk dhe “Avduli” shpk, të cilët u renditën të dytët në garë me 271.50 pikë, por me një ofertë ekonomike më të ulët, 185 milionë lekë kundrejt 195 milionë lekëve të fituesit.

Në ankesën e tij, “Balili Konstruksion” ngriti dyshime të forta profesionale se fituesi kishte paraqitur dokumentacion të pasaktë dhe nuk dispononte ligjërisht mjetet specifike të detyrueshme për realizimin e kantierit, duke u favorizuar në mënyrë të paligjshme nga Ujësjellësi i Pogradecit.

Pika kritike që fundosi operatorin “Shendelli” SHPK ishte kriteri, i cili kërkonte në mënyrë të prerë disponimin e një “Makinerie/sonde (HDD) për shpim horizontal të drejtuar”, e domosdoshme për ndërtimin e mikrotunelit të ujësjellësit.

Nga verifikimi i fashikullit administrativ, KPP konstatoi dy shkelje të rënda në kontratat e qirasë që kompania fituese kishte dorëzuar për të përmbushur këtë kriter. Së pari, mungesën e formës ligjore, pasi njëra prej kontratave të qirasë me shoqërinë “Ekologjik standart Internacional EKSI” nuk ishte noteriale, ashtu siç kërkohej shprehimisht në DST.

Së dyti, paraqitja e rreme duke ndryshuar llojin të mjetit. Në të dyja kontratat e dorëzuara (përfshirë atë me shoqërinë “Vëllezërit LLUPO” Shpk), mjetet e listuara ishin të modeleve Sandvik DX700 dhe Tamrock, të cilat hyjnë në kategorinë “Sondë shpimi për gurore/shkëmbinj) dhe jo sondë (HDD) për shpim horizontal të drejtuar.

Në vendim, KPP sqaron se “operatori ekonomik me dokumentacionin e paraqitur nuk vërteton të ketë në një nga format e kërkuara ‘Makineri /sonde (HDD) për shpim horizontal të drejtuar’ duke mos e përmbushur kriterin në fjalë.

Shëndelli drejt listës së zezë?

Sipas legjislacionit shqiptar për prokurimin publik, shoqëria “Shendelli” SHPK rrezikon seriozisht përjashtimin nga pjesëmarrja në tenderat publikë (e njohur ndryshe si “lista e zezë” e Agjencisë së Prokurimit Publik për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Gjetjet e Komisionit të Prokurimit Publik plotësojnë kushtet ligjore për të nisur këtë procedurë, bazuar në nenin 76 të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” (LPP).
Shkaku ligjor në këtë rast është deklarimi i rremë ose dhe paraqitja e dokumenteve të pasakta.

Neni 76, pika 1, Ligji i Prokurimeve përcakton se një operator ekonomik përjashtohet nga procedurat e prokurimit kur ka paraqitur deklarata të rreme ose dokumente me përmbajtje të pasaktë me qëllim kualifikimi.

Në Vendimin 1254/2026, KPP konstatoi se “Shendelli” kishte vetëdeklaruar në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit se dispononte një “Makineri/sonde për shpim horizontal të drejtuar”, por dokumentet provuese treguan se mjetet ishin të një natyre krejt tjetër, saktësisht sonda çpimi vertikale për gurore.

Kjo mospërputhje në të drejtën administrative shpesh interpretohet si përpjekje për të mashtruar autoritetin kontraktor me qëllim fitimin e tenderit. /Kapitali.al

Etiketa: kpppogradecshendellitender 2.2 mln euroujësjellës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri i madh në Pogradec, flakët drejt masivit me pisha

16:50 : 28/09/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

12:25 : 25/09/2026
AKTUALITET

Zjarr në një pallat pranë shëtitores në Pogradec

15:38 : 24/09/2026
AKTUALITET

Plagosja me thikë në Pogradec/ Arrestohet autori, konflikti ndodhi mes dy kushërinjve

10:48 : 21/09/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Pogradec

09:44 : 21/09/2026
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Pogradec

08:34 : 08/09/2026

TË GJITHA

KPP përmbys fituesin, Shëndelli mashtroi me letrat në tenderin 2.2 mln euro të ujësjellësit

20:32 : 29/09/2026

Gazetari Stafa: SHISH skandal i frikshëm! Agasi përcakton tenderat me bekimin e Ramës

20:23 : 29/09/2026

Kushtetuesja rrëzon PD-në për Avokatin e Popullit, Bardhi: U zeqenizuat

20:20 : 29/09/2026

Maran bën lëvizje të mëdha, publikohen formacionet zyrtare të San Marino-Shqipëri

19:58 : 29/09/2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

19:52 : 29/09/2026

“Rama më kërkoi 20%”/ 19 vite pas akuzës, Fratari merr lejen për “geto” në Yzberisht!

19:45 : 29/09/2026

Katër ish-krerët e UÇK-së shpallen “qytetarë nderi” në Tiranë

19:32 : 29/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com