INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

29 Shtator 2026 | 20:36

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e mbështetur kryesisht nga administrata publike, arsimi, shëndetësia, tregtia dhe shërbimet.

Ndërkohë, bujqësia vijoi në kah të kundërt, duke shënuar rënie dhe duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike.

Sipas të dhënave të INSTAT, kontributin më të madh në rritjen e PBB-së e dha grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.38 pikë përqindje. “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” kontribuoi me 0.98 pikë përqindje, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.36 pikë përqindje dhe ndërtimi me 0.15 pikë përqindje.

Në krahun tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi dhanë kontribut negativ prej 0.38 pikë përqindje në rritjen ekonomike.

Sa i përket ecurisë së sektorëve, rritjen më të fortë e regjistroi grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 12.14% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme u zgjeruan me 7.20%, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” u rrit me 5.53%.

Aktivitetet financiare shënuan rritje me 3.53%, informacioni dhe komunikacioni me 2.58%, ndërsa ndërtimi u rrit me 1.37%.

Në të kundërt, bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2.29%. Rënie prej 2.17% u regjistrua edhe në aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative, ndërsa grupi i arteve, argëtimit dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit u tkurr me 2.08%.

Ndërkohë, taksat neto mbi produktet u rritën me 8.45%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm

Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karburanteve. Megjithatë, kalimi përmes ngushticës së Hormuzit mbetet...
20:08 | 29/09/2026

7000 familje përfituese për kredi dhe qira të ulëta, aplikimet hapen në nëntor

Thirrjet për programin kombëtar të kredive të buta ku përfitojnë 4000 familje dhe qiratë e subvencionuara për 3000 përfitues, pritet te hapen në muajin nëntor....
20:03 | 29/09/2026

FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë sektorin financiar shqiptar, Sejko takohet me misionin e përbashkët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi të hënën një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore,...
10:49 | 29/09/2026