Këshilli Bashkiak i Tiranës jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit, 189 efektivë përfitues

29 Shtator 2026 | 20:42

Këshilli Bashkiak i Tiranës  miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Vendimi parashikon që shpërblimi të përfitohet nga 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.

Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.

Numri i lartë i rasteve dhe kohëzgjatja e situatës në Dajt sollën një ngarkesë të konsiderueshme operacionale për shërbimin zjarrfikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës katër ish-krerët e UÇK-së

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhjen e kësaj të marte, me votat e mazhorancës dhe opozitës, propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen...
18:59 | 29/09/2026

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, si...
18:25 | 29/09/2026

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, opozita kërkon seancë të posaçme për Reformën Territoriale

Mbledhja e kësaj të marte e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate, teksa këshilltarët diskutuan propozimin e Partisë Socialiste për ndarjen e re...
18:04 | 29/09/2026